Dështojnë katër ofertat e Manchester Unitedit për transferin Jadon Sanchos

  • S.A /
  • 19 November 2020 - 09:52
Dështojnë katër ofertat e Manchester Unitedit për transferin Jadon Sanchos

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se bëri katër oferta për yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, gjatë verës së fundit.

Djajtë e Kuq ishin të etur për të nënshkruar anglezin Sancho nga Borussia Dortmund në afatin e fundit kalimtar. Por, ata kurrë nuk arritën të plotësonin vlerësimin e klubit gjerman prej 108 milionë funtesh për lojtarin. Sipas gazetarit të njohur Jan Aage Fjortoft, në emisionin Here We Go, United bëri disa oferta apo më saktë katër oferta për anglezin.

Por, ai shtoi se asnjëra ofertë nuk iu afrua asaj që Dortmundi për anësorin e tyre sulmues.

Oferta e parë e Unitedit dyshohet se ishte afër 50 milionë funte apo më pak se gjysma e shifrës së kërkuar.

Kishte oferta të tjera në mes, dhe oferta e tyre përfundimtare erdhi me rreth 91.3 milionë funte.

Por, BVB kishte vendosur që ta mbante anglezin për të paktën edhe një sezon në atë fazë të afatit kalimtar. 

(Kosova Sot Online )