Portieri i Real Madridit bën gafën e vitit në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve

  • S.A /
  • 19 November 2020 - 10:55
Portieri i Real Madridit bën gafën e vitit në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve

Thibaut Courtois, portieri i kombëtares belge ka bërë gafën e vitit në ndeshjen kundër Danimarkës.

Belgjika fitoi ndeshjen me rezultat 4:2 kundër Danimarkës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, dhe duke u bashkuar finalistëve për trofeun.

Por, pas një kthimi të topit mbrapa nga Nacer Chadli te portieri Courtois, ai nuk arriti të ndalte topin dhe pësoi golin, duke ngushtuar rezultatin në 3:2.

Ndërsa, menjëherë Kevin de Bruyne shënoi për 4:2 dhe mbylli çështjen e fituesit të ndeshjes.

(Kosova Sot Online )