Klopp: “Tetë klube po luftojnë për titullin në Premierligë”

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 09:29
Klopp: “Tetë klube po luftojnë për titullin në Premierligë”

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, beson se ky edicion është shumë më ndryshe në Premierligë.

Sipas tij, ka shumë klube që mund ta ngritin në fund trofeun, plotë tetë ekipe po luftojnë për Premierligën.

“Për titull? Besoj se mund të jetë tetë klube”, tha gjermani.

“Garë e hapur? Nuk kam probleme me këtë, është krejt normale”.

Klopp foli edhe për numrin e pikëve që skuadra e tij mund të grumbullojë këtë edicion, por edhe të tjerat.

Kërkon të mos presin shumë sepse për shkak të COVID-19, mund të jetë një sezon i gjatë dhe me humbje pikësh pasi tashmë, besoni apo jo, Liverpooli ka humbur pikë sa pothuajse gjithë sezonin e kaluar.

Ai e sheh këtë si normale, pasi lojtarët po luajnë çdo tre ditë, diçka që ndikon në paraqitje më të dobëta ndeshje pas ndeshje. 

(Kosova Sot Online )