Më në fund takohen Florentino dhe Ramos, ‘El Chiringuito’ zbulon detaje

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 09:36
Më në fund takohen Florentino dhe Ramos, ‘El Chiringuito’ zbulon detaje

Më në fund, Perez dhe Ramos kanë gjetur kohë të ulen përballë njëri-tjetrit për të diskutuar për shumë gjëra, për rinovimin e kontratës që është në ditët e fundit me Madridin.

Florentino Perez dhe Sergio Ramos janë takuar në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas të enjten mbrëma.

‘El Chiringuito de Jugones’ ka kapur momentin kur Sergio Ramos hyn në Valdebebas, në orën 16:08.

Më shumë se një orë më pas, në orën 17:24, Florentino u largua nga qendra stërvitore e Realit dhe vendosi ta bëjë nga dera ku ishin duke pritur mediat, pasi sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, kur ka arritur në Valdebebas ka hyrë nga dera prapa ku nuk është kapur nga kamerat.

Ramos, që nuk po trajtohet siç duhet nga Madridi për rinovimin e kontratës pas shumë gjërave që i ka dhënë këtij klubi, u pa duke u larguar në orën 20:52.

Ai dukej i qetë dhe përshëndeti edhe mediat.

(Kosova Sot Online )