“Messit duhet t’i ofrojmë një projekt afatgjatë, ai duhet te jetë Jordani i Barçës”

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 09:42
“Messit duhet t’i ofrojmë një projekt afatgjatë, ai duhet te jetë Jordani i Barçës”

Jordi Farre, kandidati për president të Barcelonës, ka treguar planet e tij për qëndrimin e yllit argjentinas në ‘Camp Nou’.         

Lionel Messi duhet të jetë Michael Jordan i Barçës, sipas kandidatit për president, Jordi Farre.

Skuadra katalunase është pa president zyrtar që kur Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje në fund të muajit tetor pas një mocioni mosbesimi.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 janar të vitit të ardhshëm, dhe Farre është njëri nga kandidatet, por që Victor Font shihet si favorit për të fituar.

Pasi që Messi kërkonte largimin e tij para fillimit të sezonit, dhe që kontrata e tij i mbaron në verën e ardhshme, të gjithë kandidatët për president do të kenë detyrë të sigurojnë një kontratë afatgjate për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Messit duhet t’i ofrojmë një projekt jetësor. Ne duhet të shndërrojmë Messin në Jordanin e Barçës”, u deklarua Farre.

“Ne jemi duke punuar që t’i ofrojmë Messit një projekt në jetën institucionale të klubit”.

Messi, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm te gjiganti anglez, Manchester City.

Rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës deri në vitin 2023, ka nxitur edhe më shumë spekulime.

33-vjeçari nuk po kalon një sezon të mirë nëse e kahasojmë me vitet e kaluara, ai ka shënuar vetëm tre gola në shtatë ndeshje të La Ligas këtë sezon, ndërsa gjashtë në të gjitha garat, shifra jo normale për Leon. 

(Kosova Sot Online )