Goli fantastik i Mbappes që krahasohet me Ronaldon, shijojeni

  • S.A /
  • 21 November 2020 - 09:00
Goli fantastik i Mbappes që krahasohet me Ronaldon, shijojeni

Ai shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Fjala është për Kylian Mbappen, që mbrëmë ka arritur të shënojë dy gola, por nuk e ndihmoi PSG-në që shpërdoroi epërsinë prej 0-2 duke humbur në fund 3-2.

Sido që të jetë, në aspektin personal, Mbappe bëri paraqitje të mirë dhe shënoi një gol shumë të bukur, në stilin e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo dhe kjo më së miri tregon se përse Real Madridi insiston për ta pasur në skuadër, pasi CR7 ka lënë shumë pasoja te Los Blancos. 

(Kosova Sot Online )