Nervozohet shefi i Interit: Erikseni mund të largohet në janar, askënd s’e mbajmë më zor

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 09:02
Nervozohet shefi i Interit: Erikseni mund të largohet në janar, askënd s’e mbajmë më zor

Christian Eriksen është i lirë të largohet nga Interi në janar, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i zikaltërve, Beppe Marotta.

Përfaqësuesi i Danimarkës Eriksen iu bashkua Interit në janarin e kaluar, i cilësuar si njeriu kryesor i cili mund të jetë çelësi në përpjekjet e zikaltërve për ta fituar titullin në Serie A pas një dekade.

Megjithatë, forma e tij ka qenë tejet e dobët dhe ajo ka ndikuar që të ketë thashetheme se trajneri Antonio Conte është i gatshëm ta lërë atë të largohet.

Kjo është konfirmuar tashmë nga Marotta, i cili thotë se zikaltrit janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për mesfushorin danez.

“Dje, Conte u përgjigj në mënyrë shumë të qartë. Dhe unë shtoj këtu shumë qartë se ne nuk e mbajmë një futbollist i cili e kërkon largimin”, tha Marotta.

“Conte po e përdor Eriksenin duke e respektuar klubin dhe vetë lojtarin. Nuk kemi oferta për momentin, por do të përpiqemi ta marrim vendimin e duhur në kohën e duhur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )