E zbulon sekretin: Klopp tregon pse mungoi Shaqiri kundër Leicesterit

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 11:10
E zbulon sekretin: Klopp tregon pse mungoi Shaqiri kundër Leicesterit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri mungoi në fitoren kundër Leicester City të dielën në Premierligë, për shkak të një lëndimi të vogël muskulor.

Me gjithë mungesat e mëdha, të kuqtë e shkatërruar 3:0 Leicesterin duke iu bashkuar Tottenhamit në krye të Premierligës me pikë të barabarta.

Mungesa e përfaqësuesit shqiptar të Zvicrës në skuadrën e Liverpoolit për atë ndeshje ngriti shumë pikëpyetje.

Klopp konfirmoi pas ndeshjes së Shaqiri ishte kthyer nga Kombëtarja e Zvicrës me një lëndim të vogël muskulor.

“Siç e di unë, Shaqiri e kishte një lëndim të vogël muskulor me ekipin kombëtar, të cilin nuk e kishte vërejtur fare. Pra, ai stërviti me neve, ne ia dhamë një ditë pushim dhe pastaj i u kthye. Ai u përfshi në një seancë stërvitore por jo plotësisht”, tha Klopp.

“Ai e bëri një test dhe u kuptua që e kishte atë lëndim para pesë apo gjashtë ditëve. Askush nuk e dinte, as Shaq madje, prandaj nuk ishte sot në ndeshje”, tregoi ai. 

(Kosova Sot Online )