Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën

  • S.A /
  • 23 November 2020 - 14:51
Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën

Skuadra e Barcelonës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar që do të udhëtojnë drejt Ukrainës, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.

Në listën e të ftuarve nuk gjenden emrat e Lionel Messit dhe Frenkie de Jong, ndërsa është ftuar për herë të parë Matheus Fernandes për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi vendosur të mos i marrim Messin dhe De Jong sepse situata jonë në Ligën e Kampionëve është mjaft e rehatshme dhe ata kanë nevojë për pushim. Është koha të pushojnë”, u deklarua trajneri Roland Koeman.

Matheus Fernandes ka qenë i lënduar dhe ende nuk ka debutuar me fanellën e Barcelonës, mesfushori u transferua të gjigantët spanjoll në afatin kalimtar të verës nga skuadra braziliane, Palmerias.

Oscar Mingueza është lojtari tjetër nga akademia e Barçës i cili mund të debutojë këtë sezon, pas Ronald Araujo i cili debutoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Ferencvaros.

Edhe Philippe Coutinho është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të startojë që nga fillimi i ndeshjes.

Barcelona do të luaj të martën kundër Dianmos së Kievit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )