Gattuso përplaset me futbollistët e tij

  • 24 nëntor 2020 - 15:31
Gattuso përplaset me futbollistët e tij

Gennaro Gattuso mund të largohet nga Napoli. Kjo për shkak se një sherr i madh ka shpërthyer në mes trajnerit dhe futbollistëve të tij, të cilët janë shfaqur edhe tensione.

Krejt ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma pas fitores së Milanit kundër Napolit me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes Gattuso i kishte kritikuar futbollistët e tij, dhe kritikat e tij nuk janë pritur mirë te lojtarët, të cilët kanë reaguar. Mediat italiane kanë zbuluar se lojtarët me tone të larta i kanë reaguar trajnerit për kritikat që ua ka adresuar.

Me atë rast Gattuso ka ndërhyrë dhe u ka thënë futbollistëve se është i gatshëm të largohet nëse ata nuk e duan dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë brenda skuadrës.

Por, këto probleme janë mohuar nga Napoli, i cili besohet se ka reaguar ndaj këtyre raportimeve vetëm sa për t’i vazhduar përpjekjet e qetësimit të gjendjes brenda klubit.

(Kosova Sot Online )