Vdes trajneri i njohur, nuk i mbijeton koronavirusit

  • S.A /
  • 24 November 2020 - 15:36
Vdes trajneri i njohur, nuk i mbijeton koronavirusit

Futbolli bullgar është në zi. Shkak është bërë koronavirusi, i cili ia ka marrë jetën një figure të respektuar në futbollin bullgar. Bëhet fjalë për trajnerin e njohur të Montanës, Nikola Spasov, i cili nuk arriti ta fitojë betejën kundër Covid-19.

Pas infektimit me koronavirus, Spasov qëndroi tri javë i shtrirë në një spital në luftë me virusin, por në fund e humbi betejën. Ai ndërroi jetë në moshën 61-vjeç.

Trajneri i ndjerë ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.

(Kosova Sot Online )