Shpërthejnë tifozët, e hedhin në kontejner mbeturinash drejtorin e stadiumit që ua dëboi ekipin

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 15:02
Shpërthejnë tifozët,  e hedhin në kontejner mbeturinash drejtorin e stadiumit që ua dëboi ekipin

Drejtori i stadiumit “Gagarin” ka marrë vendim për të larguar skuadrën ukrainase të Desnas nga aty.

Stadiumi Chernihiv. apo siç njihet ndryshe me emrin e astronautit sovjetik “Gagarin”, gjendet në Ukrainë dhe në vitin 2005 filloi rinovimi i stadiumit, ndërsa skuadra ukrainase Desna e kishte sponsorizuar rinovimin e stadiumit.

Vendimi i marrë nga drejtori i stadiumit, Aleksander Ovçarenko, për të larguar nga aty skuadrën ukrainase të Desnas, ka irrituar së tepërmi tifozët e këtyre të fundit.

Ovçarenko kishte kërkuar që Desna të mos i luante më ndeshjet si vendas në stadiumin e klubit Chernihiv, pasi që ishte formuar edhe klubi i Chernihiv i cili i zhvillonte ndeshjet në të njëjtin stadium.

Me këtë rast tifozët kanë marrë hak ndaj drejtorit. Ata kanë shkuar në zyrën e Ovçarenkos dhe e kanë nxjerrë atë me zor nga aty. Pasi e nxorën jashtë, tifozët e hodhën atë në koshin e plehrave, duke e paralajmëruar për vendimet që ka marrë, dhe që të ndryshojë mendjen e tij.

Në video shihet reagimi i tifozëve të klubit të Desnas:

 

(Kosova Soit Online )