Sarri nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kontrata valide me Juventusin

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 15:21
Sarri nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kontrata valide me Juventusin

Ish-trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, nuk dëshiron të përfundoi kontratën e tij me zonjën e vjetër dhe nuk po konsideron një ndërprerje të parakohshme të marrëveshjes së tij para fundit të sezoni.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Napoli kishte nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Juven në verën e vitit 2019, por u shkarkua pas sezonit të tij të parë, pavarësisht që kishte fituar titullin e Serie A.

Juventus është përpjekur të arrijë një marrëveshje për të zgjidhur kontratën e tij dhe të dy palët duket se ishin afër arritjes së një marrëveshje, kur skuadra italiane Fiorentina e dëshironte Sarrin për zëvendësimin e Beppe Iachini.

Por megjithatë, Sarri nuk është i gatshëm të pranojë ndonjë ofertë në mes të sezonit, por do të ishte përfundimisht i hapur për t’u bashkuar me Fiorentina në sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Sarri nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën e tij me Juventusin.

Situata mund të ndryshojë nëse ndonjë klub i ofron atij pozitën e trajnerit, por ai mbetet i gatshëm të marrë përsipër kur sezoni të përfundon.

Sarri do të marrë pagën e tij të plotë në Juventus plus bonuse deri në fund të sezonit, por Zonja e Vjetër mund të vendosë të ndërpresë kontratën e tij para vitit të fundit duke paguar 2.5 milion euro kompensim për shkak të një klauzole që duhet të aktivizohet deri në mars të 2021.

(Kosova Sot Online )