Ismael Bennacer nuk largohet, i lumtur në Milan

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 15:40
Ismael Bennacer nuk largohet, i lumtur në Milan

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm dhe që nuk mendon për klauzolën e lirimit.

Bennacer në afatin kalimtar të verës është lidhur më një largim të mundshëm nga Milan, por që lojtari është i lumtur te skuadra kuqezi.

Para takimit në Europa League ndaj skuadres franceze Lille, algjeriani tregoi që ndihet i lumtur dhe nuk mendon për ndonjë largim të mundshëm

“Unë jam i lumtur këtu, nuk mendoj për klauzolë, nuk është puna ime. Unë mendojë për klubin dhe jam vertetë i lumtur këtu”, u deklarua Bennacer.

Ish-mesfushori i Empolit ka një klauzolë prej 50 milion euro të përfshirë në kontratën e tij me gjigandët e Serie A.

Rossonerët do të jenë pa Zlatan Ibrahimovic i cili pritet të mbetet jashtë fushe për disa javë, ndërsa 22-vjeçari kishte disa fjalë edhe për suedezin

“Unë jam i lumtur sepse po luaj dhe po mësoj shumë prej tij”, tha ai.

“Unë isha një lojtar ndryshe një vit më parë, tani po mësoj shumë gjëra. Ibra më ka bërë që të bëhem një futbollist më i mirë, ai gjithmonë dëshiron që ne të jemi profesionistë. Ai flet shumë dhe na ndihmon shumë gjithashtu”, përfundoi mesfushori i skuadrës së Milanos.

Milano do të ndeshet të enjten në kuadër të Evropaligës kundër Lillë, skuadër që i mposhti para ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa kuqezinjtë gjenden në pozitën e dytë me gjashtë pikë të grumbulluara një më pak se lideri Lille.

(Kosova Sot Online )