Vdekja e Maradonës, tri ditë zie në Argjentinë dhe lumenj homazhesh

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 08:22
Vdekja e Maradonës, tri ditë zie në Argjentinë dhe lumenj homazhesh

Yjet e sotëm të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo “as nuk do të mund ta ëndërrojnë” të jenë aq të adhuruar sa ishte Diego Maradona, thotë ish-shoku i tij i skuadrës së Argjentinës, Ossie Ardiles.

Tri ditë zie kombëtare kanë filluar në Argjentinë pasi Maradona vdiq të mërkurën në moshën 60 vjeç, njofton BBC.

Trupi i tij do të qëndrojë në ruajtje në Casa Rosada, në selinë e qeverisë së Argjentinës, gjatë kësaj kohe.

“Të isha Diego Maradona do të ishte pabesueshëmërisht e jashtëzakonshme,” i tha Ardiles BBC.

Por nga ana tjetër, nuk ishte aspak e lehtë. Që nga një moshë vërtet e hershme, ai ishte objekt i shtypit gjatë gjithë kohës. Ai nuk kishte një fëmijëri normale, ai kurrë nuk pa vite normale adoleshence.

“Të gjithë donin të ishin me të, të gjithë donin një pjesë nga ai, kështu që ishte tepër e vështirë.”

Maradona, i cili luajti për klube si Barcelona dhe Napoli, ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës 1986, duke shënuar golin e famshëm ‘Dora e Zotit’ kundër Anglisë në çerekfinale.

Ish-mesfushori i Tottenhamit Ardiles, i cili luajti së bashku me Maradonën në Kupën e Botës 1982, tha se ai ishte “një zot” në Argjentinë, në Napoli dhe në të gjithë botën.

“Ai do të mbahet mend si një gjeni në futboll,” shtoi ai. “Ju mund të shihni sasinë e jashtëzakonshme të interesit që ai gjeneron.

“Njerëz si Ronaldo, ose njerëz si essi, as nuk do të mund taë ëndërronin të kishin këtë lloj admirimi.

“Ky ishte fenomeni Maradona – gjatë gjithë kohës.”

Një ekzaminim pas vdekjes u krye në trupin e Maradona  të mërkurën në mbrëmje, pasi ai vdiq rreth mesditës me kohën lokale në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Aires.

(Kosova Sot Online )