Papa Françesku lutet për Maradonën, e kujton me dashuri takimin me të

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 09:28
Papa Françesku lutet për Maradonën, e kujton me dashuri takimin me të

Papa Françesku e ka kujtuar Diego Maradonën në lutjet e tij, pasi e ka mësuar lajmin për vdekjen e legjendës së futbollit të mërkurën, ka thënë Vatikani.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe ish-heroi i Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors, vdiq të mërkurën pas një sulmi në zemër.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se papa e ka kujtuar me dashuri kohën kur e kishte takuar atë dhe e kujton atë edhe në lutjet e tij.

Ai theksoi po ashtu se papa ishte lutur për Maradonën edhe në ditët e fundit kur e kishte marrë vesh se ai po përballej me probleme shëndetësore.

Papa i lindur në Argjentinë, një tifoz i madh futbolli, veçanërisht i ekipit argjentinas San Lorenzo, u takua me Maradonën në Vatikan në vitin 2014 në lidhje me një ndeshje futbolli për bamirësi.

Në atë takim, Maradona ia dhuroi papës një fanellë futbolli me emrin “Francisco” dhe nënshkrimin e vet Nr. 10.

Ata u takuan edhe një herë tjetër në vitin 2015.

Vatikan News e ka quajtur Maradonën lojtar të jashtëzakonshëm futbolli dhe njeri të brishtë, duke thënë se jeta e tij përshkrua nga çaste të ndryshme nga sëmundja e drogës.

Homazhe për humbjen e njërës prej figurave më të dashura në botën e futbollit janë duke u bërë anë e mban botës, me heroin tjetër argjentinas Lionel Messi që e ka përshkruar Maradonën si të përjetshëm.

Maradona do të mbahet në mend si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti dhe numri 10 që ai e barte në fanellë është sinonim i një lojtari të mrekullueshëm.

(Kosova Sot Online )