Thënia e famshme e Maradonës: Nëse vdes, dua të rilindem dhe…

  • S.A /
  • 26 nëntor 2020 - 09:57
Thënia e famshme e Maradonës: Nëse vdes, dua të rilindem dhe…

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare, por trashëgimia që ka lënë ai prapa nuk do të vdesë kurrë. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe ish-heroi i Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors, vdiq të mërkurën pas një sulmi në zemër.

Homazhe për humbjen e njërës prej figurave më të dashura në botën e futbollit janë duke u bërë anë e mban botës, me heroin tjetër argjentinas Lionel Messi që e ka përshkruar Maradonën si të përjetshëm.

Maradona do të mbahet në mend si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti dhe numri 10 që ai e barte në fanellë është sinonim i një lojtari të mrekullueshëm.

Hero në Argjentinë dhe në Napoli, Maradona i kishte bërë të lumtur aq shumë njerëz saqë ai do të mbahet në mend përherë.

Ai njihej edhe për thënie të ndryshme e shpesh kontroverse. Ndër më të famshmet është ajo për vetveten.

“Nëse vdes, dua të rilindem dhe dua të bëhem futbollist. Dhe dua të jem Diego Armando Maradona përsëri. Unë jam lojtar i cili u ka dhuruar lumturi njerëzve dhe kjo është më shumë se e mjaftueshme për mua”, kishte thënë Maradona vite më parë. 

(Kosova Sot Online )