Amaneti i Maradonës: “Mbi varrin tim dua të shkruhet….”

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 10:47
Amaneti i Maradonës: “Mbi varrin tim dua të shkruhet….”

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror që u nda nga jeta një ditë më parë e ka lënë mesazhin që dëshiron t’i shkruhet mbi varrin e tij.

Në një intervistë të dhënë 15 vite më parë në emisionin “La Noche del 10” Maradona ka lënë një amanet i cili është rikthyer në vëmendje nga mediat vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta.

“Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër. Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’. Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

Vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin, “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak pasditen e djeshme në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh.

Në shtëpi bashkë me Maradonën ndodhej edhe vajza e tij, Giannina.

Kujtojmë që më 30 tetor Maradona festoi 60-vjetorin, ndërsa vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni në tru, për të eliminuar një mpiksje gjaku dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ishte vendosur në rezidencën ku edhe dha shpirt pasditen e sotme.

Diego Armando Maradona arriti të shpallet kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, ndërsa në karrierën me klube, shkëlqeu me fanellën e italianëve të Napolit, ku fitoi dy tituj kampionë, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie.

(Kosova Sot Online )