“Arsenali duhet t’i jep hapësirë Ozilit”

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 22:44
 “Arsenali duhet t’i jep hapësirë Ozilit”

I lënë jashtë nga skuadra edhe për ndeshjet në Europa Ligë edhe në Premier Ligë, ish ylli i Gjermanisë, Ozil duket se nuk ka të ardhme në Emirates

Ish ylli i Arsenalit, Freddie Ljunberg beson që Mesut Ozil ende mund të luan një rol të rëndësishëm në Arsenal.

Ish përfaqësuesi i Gjermanisë e ka gjetur vetën në periferi të Gunners, pasi ka dështuar të jetë në planet e menaxherit Mikel Arteta.

“Mesut është një futbollist i madh, ne e dimë këtë”, tha Ljunberg për The Athletic. “Ne të gjithë kemi mendime të ndryshme dhe të gjithë duhet ta pranojmë faktin se njerëzit kanë opinione të ndryshme”.

“Për mua, ndoshta mënyra se si po ecë futbolli me thotë se ai nuk është shumë i mirë nga ana defansive. Le të themi kur ju luani në Man City ju nuk keni nevojë për të vrapuar pas topit, kështu që duhet të jeni një lojtar që vrapon”.

“Por, duhet t’i komunikoni këto probleme me lojtarin – jo vetëm me Mesut, me çdo lojtarë. Kemi ndeshje të ndryshme që i përshtaten disa lojtarë dhe disave jo. Ditët kur luani në çdo ndeshje, në çdo minutë kanë kaluar dhe nuk ndodhin më tani”.

“Kur u largova në verë ai ishte në skuadër dhe tani nuk është. Çfarë ka ndodhur aty, nuk mund të përgjigjem. Nuk e di a ka ndodhur ndonjë gjë tjetër, nuk kam ide. Por, nëse shikoni aftësitë futbollistike, mendoj se përgjigja është e qartë”.

“Kur isha trajner i përkohshëm, do të luajë më të në ato ndeshje ku mendoj që ai mund ta thyej mbrojtjen kundërshtare, edhe nëse e di që puna e tij në mbrojtje është e dobët. Ky është mendimi i im: Duhet të kishte luajtur në ndeshje ku mund ta kishte pasur hapësirën e tij.

Pas nëntë ndeshjeve në Premier Ligë, Arsenali është në vendin e 12 në Premier Ligë. Ndeshja e tyre e radhës është të dielën kundër Wolves.

(Kosova Sot Online)