Mike Tyson mohon gjithçka para meçit me Jones Jr

  • S.A /
  • 28 November 2020 - 13:29
Mike Tyson mohon gjithçka para meçit me Jones Jr

Mike Tyson mohon gjithçka para meçit me Jones Jr

10 milionë euro për Tyson dhe tre milionë për Jones Jr? Mike e thotë të kundërtën…

Legjendat e boksit, Mike Tyson 54-vjeç dhe Roy Jones Jr 51 vjeç, do të hyjnë sërish sonte në ring (28 nëntor), mirëpo ata do të kenë rregulla të tjera nga boksi i përhershëm.

Do të jetë meç me tetë runde.

Secili rund do të jetë 60 sekonda, shumë më ndryshe se rundet e zakonshme në boks, 2 minuta më të shkurtër.

Sido që të jetë, është raportuar se do të jetë meç për bamirësi, megjithatë sipas Kevin Iole të Yahoo Sports, legjenda e boksit, Tyson, do të fitojë një shumë prej 10 milionë dollarësh, ndërsa Jones Jr do të fitojë rreth tre milionë dollarë.

Menjeherw ka reguar vet Tayson.

“Do të jetë për bamirësi të ndryshme. Askush nuk duhet të shqetësohet kurrë për pasurimin tim, ose të xhelozojë, ose për të thënë se po bëj [rikthimin] për para”.

“Unë nuk po marr asgjë. Unë thjesht ndihem mirë duke e bërë këtë sepse mundem”, ka thënë Tyson për TMZ Sports.

Meçi do të zhvillohet në “STAPLES Center” nga ora 21:00 të shtunën.

(Kosova Sot Online )