Merret vendimi: Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 15:21
Merret vendimi: Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kryetari i qytetit të Napolit, Luigi de Magistris, ka njoftuar se Stadiumi i skuadrës së Napolit zyrtarisht do ta mbajë emrin Stadio Diego Armando Maradona nga ndeshja e ardhshme të skuadrës italiane në shtëpi.

Napoli i ka dy ndeshje si mysafir dhe pastaj rikthehet për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Real Sociedad më 10 dhjetor në shtëpi.

Kryetari gjithashtu konfirmoi se muzeu do të organizohet nga klubi, përpara se të zbulojë procesin për emrin e ri të stadiumit.

“Unë kam lexuar propozimet alternative, por në fund emri do të jetë Stadio Diego Armando Maradona”, u deklarua De Magistris.

“Procedura do të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur. Sot, tashmë ishte një takim i komisionit, të premten unë thirra Komunën, dhe ne do të përfundojmë procesin.”

“Pastaj, ka një kalim me prefektin që tashmë e kemi aktivizuar. Kam arsye të besoj se emri mund të zyrtarizohet nga ndeshja tjetër në Napoli”, përfundoi ai.

Diego Armando Maradona vdiq javën që lamë pas, në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre.

(Kosova Sot Online )