Toni Kroos e pranon dështimin: Real Madridi është katandisur keq

  • S.A /
  • 02 December 2020 - 09:52
Toni Kroos e pranon dështimin: Real Madridi është katandisur keq

Toni Kroos e ka pranuar se Real Madridi është katandisur keq këtë sezon, pas humbjes 2:0 kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve të martën.

Disfata në Ukrainë nënkupton se gjiganti spanjoll rrezikon seriozisht të eliminohet nga Liga e Kampionëve qysh në fazën grupore.

Madridi, i cili e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, renditet në vendin e tretë në Grupin B me pikë të barabarta me Shakhtarin.

Mesfushori gjerman Kroos është i vetëdijshëm se skuadra e tij po ka vështirësi të gjejë vazhdimësinë këtë sezon.

“Gjithcka është katandisur, këtë sezon po e kemi të vështirë të shënojmë gola”, tha Kroos pas ndeshjes.

“Problemi nuk është fizik. Unë jam mirë por kur humb gjithçka kthehet në negativitet. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e fundit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )