Zidane buzëqesh pas humbjes tjetër turpëruese në Champions League

  • S.A /
  • 03 dhjetor 2020 - 16:27
Zidane buzëqesh pas humbjes tjetër turpëruese në Champions League

Humbje pas humbje. Real Madridi i Zinedine Zidane është një skuadër tjetër, krahasuar me atë sezonin e kaluar, ku triumfoi në La Liga dhe Superkupë të Spanjës. Pas humbjes nga Alaves, Reali u mposhtë edhe nga Shakhtar në Champions League.

Situata te Los Blancos nuk është aspak e qet, megjithatë Zizu sot ka marrë lajme të mira, pasi Luka Jovic ka kaluar koronavirusin, derisa në stërvitje është rikthyer edhe Alvaro Odriozola.

Ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Sevillën, teksa në dyshim vazhdon të mbetet Sergio Ramos.

Nuk do t’ia dalin Fede Valverde dhe Eden Hazard, që vazhdojnë të kenë probleme, ashtu si Dani Carvajal. 

(Kosova Sot Online )