“Shkarkimi i Zidanit do të ishte i nxituar nga Real Madridi”

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 16:44
“Shkarkimi i Zidanit do të ishte i nxituar nga Real Madridi”

Sanchez beson se Zizu meriton edhe disa shanse, ndoshta deri pas janarit, të vitit 2021.

Shkarkimi i Zinedine Zidane do të ishte vendim i “nxituar” nga ana e Real Madridit, sipas Hugo Sanchez.

Ai ka këshilluar Los Blancos që t’i besojnë ende Zidanit pavarësisht formës së dobët si në La Liga, ashtu edhe në Champions League.

Hugo e ka veshur fanellën e Realit në 283 ndeshje, ka shënuar 208 gola.

“Jo, nuk mendoj ende, do të ishte e nxituar tani”, tha Sanchez për ESPN kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të Zizu.

“Duhet të prisni pasi ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve, gjë që është e komplikuar të mendosh për diçka tjetër tani”.

“Do të ketë presion, nervozizëm dhe të gjithë do të presin rezultatin me Borussia Monchengladbachun”.

“Ka pasur kritika serioze për Zidanin. Ai po duron, por e kam vërejtur nervozizmin te ai sepse lojtarët e tij nuk po e arrijnë pritshmërinë që të gjithë e kanë te ju kur jeni futbollistë të Realit”. (Kosova Sot Online )