Martohet Florent Muslija, së shpejti bëhet baba

  • S.A /
  • 03 December 2020 - 16:54
Martohet Florent Muslija, së shpejti bëhet baba

Futbollisi i Kosovës, Florent Muslija, ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe njëherësh i klubit gjerman Hannover 96, Florent Muslija, ka marrë një hap të ri në jetën e tij.

Florenti përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me martesë, me partneren e tij.

Ai gjithmonë ka tentuar që të jetë më i rezervuar sa i përket jetës private, por kësaj radhe vendosi të njoftojë ndjekësit për martesë.

“Dashuria e jetës time. Sapo jemi martuar”, ka shkruar ai sipër një fotografie, në të cilën shfaqet me bashkëshorten në prehër.

(Kosova Sot Online )