Wijnaldum këshillohet mos të shkojë pas parave në Madrid ose Barça, por të qëndrojë në Liverpool

  • S.A /
  • 04 December 2020 - 13:51
Wijnaldum këshillohet mos të shkojë pas parave në Madrid ose Barça, por të qëndrojë në Liverpool

Mesfushori holandez ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Liverpoolin dhe vazhdon të jetë i lidhur me një bashkim të mundshëm me bashkatdhetarin, Ronald Koeman në “Camp Nou”.

Georginio Wijnaldum është këshilluar nga ish-lojtari i Liverpool, Philipp Degen, që ai të mos largohet për më shumë para te Barcelona ose Real Madrid.

Reprezentuesi holandez është te kampionët në fuqi të Premierligës deri në verën e 2021.

Ai do të jetë një lojtar i lirë nëse nuk bien dakord për kushte të reja, me opsionin që ai të hyjë në bisedime me klubet që do të jenë të interesuara për të nga janari.

Gjigandët e La Ligas, dëshirojnë nënshkrimin e Wijnaldum, pasi që pëlqehet shumë nga trajneri i Barçës pasi që e ka stërvitur atë, sa ishte trajner i kombëtares së Holandës.

Philipp Degen, e këshilloi holandezin që mos të ndjek rrugën e Emre Can, i cili u largua te klubi italian Juventus në vitin 2018.

“Në futboll, unë gjithmonë i them çdo lojtari që sigurisht, në fund të fundit, ju dëshironi para të mira, por në jetën time, unë mendoj se një pjesë shumë e rëndësishme në jetë është të shohësh jo vetëm para, por gjithçka”, deklaroi Degen.

“Nuk e di nëse është vetëm për shkak të parave, por ai është në një nga ekipet më të mira ndonjëherë. Cili është hapi tjetër? Real Madrid? Apo ndoshta Barcelona?”.

“Nuk e di por nuk mendoj se ai do të jetë një yll në këto skuadra. Po të isha ai, do të mendoja shumë. Ne kemi një kohë shumë të vështirë në këtë botë me koronavirus dhe nuk mund të shkojmë në stadium dhe të shohim njerëzit”.

“Unë nuk e di saktësisht se cili është statusi i tij dhe pse nuk ka nënshkruar, kështu që ndoshta janë parat, mbase ai dëshiron të lëvizë, por nëse do të isha në vend të tij pjesë e këtij klubi që fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin, do të kisha qëndruar në Liverpool”, përfundoi ai.

Wijnaldum është një nga lojtarët kryesor për Liverpoolin këtë sezon, pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online )