Lexoni edhe:
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike i pajton PDK-në dhe LDK-në, marrëveshje sekrete për dy palë zgjedhje në tetorin e vitit që vjen
Shkruan: Hajrullah Tërnava
Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtarë të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim, thuhet në draft dokumentin e konkluzave që do të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Duke i pasur parasysh këto obligime që e presin Kosovën në të ardhmen, Kosova duhet të angazhohet që ta stabilizoj situatën politike qeveritare të sajë, e sidomos ti kontribuoj jetësimit të plote të pluralizmit politik, dhe në një kohe jo të gjatë të shkohet në zgjedhje të lira qendrore, që qeverinë në ardhje që duhet ta përfaqësoj Kosovën në bisedime të ardhshme si dhe jetësimit te ligjeve pozitive dhe luftës ndaj krimit ne përgjithësi, që e presin të jenë të përzgjedhurit e elektoratit të Kosovës, dhe qeveria në ardhje, ti krijon politikat e saja të pavarura si dhe të zgjidhet Kryetari i shtetit.
-Qytetarët e Kosovës tani si të zhgënjyer që janë deri me tani, e sidomos nga ish Kryeministrat e ministrat, por edhe Kryetari i shtetit, do ta mbyllin edhe këtë vit me zhgënjim për liberalizimin e vizave. Dihet se si pushtetarët në shumë raste i kanë mashtrua qytetarët e tyre, duke ua uruar e duke i përgëzua edhe me pije, me ngritje të dollisë, liberalizimin e vizave, dhe po ata të njëjtit që e rrenin popullin për ato premtime te tyre, se liberalizimi i vizave është pune e kryer, dhe popullit ia uronin këtë sukses, sikur harronin me çfarë faktesh dhe argumente e bindnin popullin për premtimet e tyre, kurse ditëve në vijim sikur i harronin ato premtime dhe jeta vazhdonte ashtu e pa shprese me rrenat që ua bënin të mëdhenjtë e shtetit popullit të tij.
Prandaj qytetarët e Kosovës do ta përjetojnë edhe një zhgënjim tjetër të madh në fund të këtij viti, për shkak të heqjes nga rendi i ditës së BE-së për dhënien e dritës së gjelbër procesit të liberalizimit të vizave të shumë pritur, për fillimin e vitit që vjen. Sipas raportimeve nga Brukseli, edhe në takimin e radhës të KE-së nuk do të ketë asgjë për vizat në konkluzionet e BE-së, pasi që Brukseli ka kërkesa serioze ndaj Kosovës, që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë i cili për shkak të situatës së krijuar në vend, përsëri po futet në rrugë pa krye. Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konklavat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-azotimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes të cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Po ashtu, sa i takon Kosovës, Procesi i liberalizimit të vizave, në fushën e sundimit të ligjit ndërlidhet edhe me fillimin e punës së Gjykatëse Speciale dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me këtë Gjykatë. Prandaj në draft-dokumentin që pritet të diskutohet e miratohet thuhet se Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".