Shpërthen trajneri i Milanit: “Po e gjeta spiunin, do ta përplasi për muri”

  • S.A /
  • 05 December 2020 - 09:35
Shpërthen trajneri  i Milanit: “Po e gjeta spiunin, do ta përplasi për muri”

Bologna do të jetë mysafire në Milano nesër në mbrëmje, pasi do të përballet me Interin në “San Siro”, ndërsa trajneri i emilianevë Sinisa Mihajlovic u shfaq mjaft i nervozuar në konferencën për shtyp.

Ai deklaroi se ka një spiun brenda skuadrës, që i nxjerr gjithmonë formacionin apo ato që ndodhin brenda grupit, ndërsa kërcënoi se kur ta gjejë, do ta përplasë pas murit e nuk do ta fusë më në lojë.

“Ne nuk ndryshojmë skemë, por kemi një spiun brenda grupit, që na nxjerr sekretet në media. Është dikush që tregon formacionin që të premten dhe këtë herë provova një ndryshim skeme në një seancë ku ishim vetëm ne, por sërish të nesërmen u raportua në gazetë. Nëse e gjej spiunin, do ta përplas pas murit dhe nuk e fus më në fushën e lojës”, u shpreh trajneri serb.

Më pas Mihajlovic foli edhe për përballjen me zikaltrit, ku pranoi vështirësinë dhe nuk i kurseu komplimentet për sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, i cili po shënon rregullisht dhe duket në superformë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari mjaft në formë dhe me futbollistë shumë cilësorë. Nëse do të isha në fushë, do ta kisha të pamundur të ndalja Lukakun, pasi është më i shpejtë, më i fortë dhe më teknik se unë. Vetëm në ring do arrija ta ndalja”, u shpreh Mihajlovic.

(Kosova Sot Online )