Joao Felix njeriu i momentit në La Liga, shpallet më i miri

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 12:53
Joao Felix njeriu i momentit në La Liga, shpallet më i miri

U ble me shumë bujë nga Benfica për një shifër rekord prej 127 milionë eurosh, por sezoni i tij i parë me Atletico Madrid ishte shumë poshtë pritshmërive, megjithatë Diego Simeone dhe Los Colchoneros vazhduan të besojnë te talenti portugez Joao Felix dhe tashmë po marrin frytet e investimit të tyre.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në La Liga.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e kampionatit spanjoll përmes një postimi në “Twitter”.

Portugezi ishte një nga lojtarët më të mirë për madrilenët muajin e kaluar, pasi i udhëhoqi ato në katët fitore në po kaq ndeshje.

21-vjeçari shënoi gjithashtu dhe katër gola, duke treguar dhe një herë se është një talent i vërtetë.

Në këtë sezon mes La Ligas dhe Championsit, Joao Felix ka arritur të realizojë 8 gola në 14 ndeshje të luajtura, teksa është aktivizuar në të gjitha takimet nga Diego Simeone.

(Kosova Sot Online)