Zyrtare: Mayweather rikthehet në ring kundër yllit të Youtube Logan Paul

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 09:22
Zyrtare: Mayweather rikthehet në ring kundër yllit të Youtube Logan Paul

Floyd Mayweather, ish-kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme, ka njoftuar se do të luftojë kundër yllit të Youtube, Logan Paul, në një meç të veçantë ekzibicioni në shkurt të vitit 2021.

Mayweather, 43 vjeç, u pensionua vite më parë si boksier i pamposhtur në 50 luftëra.

Lufta e tij e fundit ishte në vitin 2017, kur u përballë me yllin e MMA, Conor McGregor, në njërin prej meçeve më të pasura në historinë e boksit.

Paul, 25 vjeç, ka luftuar vetëm një herë si profesionist, kur u mposht nga ylli tjetër i YouTube, KSI, në nëntor të vitit 2019.

Amerikani Paul, i cili i ka 22 milionë abonues në Youtube, e ka tallur bashkëkombësin e vet Mayweather në disa raste. Ata shpesh herë e kanë fyer njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )