Arteta tregon pse e shtyu lojtarin e vet gjatë sulmit të Tottenhamit

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 09:42
Arteta tregon pse e shtyu lojtarin e vet gjatë sulmit të Tottenhamit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka treguar sesi ishte përpjekur ta shtynte Thomas Partey të kthehej në fushë kur skuadra e tij po pësonte golin e dytë gjatë një kundërsulmi të shpejtë të Tottenhamit.

Gjatë një kundërsulmi të Tottenhamit, i cili përfundoi me gol nga Harry Kane, Thomas u pa duke çaluar në fushë.

Arteta tregoi pas ndeshjes që nuk kishte biseduar fare me mesfushorin por vetëm e kishte shtyre atë për të ndaluar aksionin, që përfundoi më gol për Tottenham.

“Ndodhi shumë shpejt. Ne po kalonim dhe mendoj se ishte një situatë katër kundër tre për ne që të luanim topin përfundimtar dhe ne ishim duke sulmuar”, u deklarua Arteta.

“Papritmas, ata po vijnë për të na sulmuar dhe Thomas po vinte tek unë dhe unë po përpiqesha ta shtyja atë.”

“Unë nuk kam folur me të, kështu që nuk e di saktësisht se si ndodhi apo nëse ai ndjeu diçka vërtet serioze. Unë do ta rishikoj dhe do të flasim.”

Mesfushori ka munguar muajin e fundit për klubin e tij të ri për shkak të një dëmtimi të pësuar kundër Aston Villa në nëntor. Ai u zëvendësua menjëherë pas golit të dytë.

(Kosova Sot Online )