Ronaldo ende në kërkim të golit të parë kundër Messit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 15:15
Ronaldo ende në kërkim të golit të parë kundër Messit në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo do të përballet përsëri me rivalin e tij, Lionel Messin, në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën.

Juventus dhe Barcelona do të luajnë në Camp Nou ndeshjen e fundit të grupit G, ndërsa Ronaldo kërkon golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër Messit.Ylli portugez ka shënuar 750 gola në karrierë dhe është shënuesi më i mirë në historinë e garës elitare të Evropës.

Por, megjithatë nuk ka shënuar kurrë kundër Messit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ndërsa  argjentinasi shënoi tre në pesë ndeshje.

Dyshja do të takohet në Camp Nou nesër në mbrëmje në takimin e parë të drejtpërdrejtë që kur Ronaldo u largua nga Real Madrid për t’u bashkuar me Juventusin në verën e vitit 2018.

35-vjeçari humbi ndeshjen e parë në Torino, në tetor pasi kishte rezultuar pozitivisht në testin për COVID-19.

Ronaldo dhe Messi luajtën 33 ndeshje kundër njeri-tjetrit. Argjentinasi ka fituar 15 prej tyre duke shënuar 21 gola. Ronaldo shënoi 18 gola dhe ka fituar nëntë ndeshje në të gjitha garat kundër yllit të Barcelonës deri më tani.

(Kosova Sot Online )