Juventusi e tall Barcelonën për Messin

  • S.A /
  • 09 December 2020 - 09:27
Juventusi e tall Barcelonën për Messin

Juventusi iu ka hakmarrë Barcelonës për shkrimin e saj në Twitter nga ndeshja e parë mes tyre në Torino, pasi Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola për t’i mposhtur katalonasit 3:0 në ndeshjen e kthimit të martën në Camp Nou.

Pasi Barça triumfoi 2:0 në Torino në tetor, llogaria e saj zyrtare në Twitter shkroi: “Na vjen mirë që ju ishit në gjendje ta shihnit më të mirin e të gjitha kohëve në fushën tuaj, Juventus!”

Allianz Stadium është natyrisht shtëpia e Ronaldos, por portugezi mungoi në atë ndeshje shkaku i COVID-19.

Juventusi i ishte përgjigjur në atë kohë: “Mbase e keni shikuar këtë fjali në fjalorin e gabuar. Por, ne do t’jua sjellim më të mirin e të gjitha kohëve në Camp Nou”.

Gjiganti italian iu hakmor me një shkrim në Twitter për debatin e më të mirit në botë, pasi Ronaldo shënoi dy gola në Camp Nou.

“Ne e mbajtëm fjalën. Jua sollëm më të mirin e të gjitha kohëve!”, i reagoi Juventusi Barçës të martën mbrëma.

 

 

(Kosova Sot Online )