Erdogani i urdhëroi lojtarët e Basaksehir të mos ktheheshin në fushë kundër PSG-së

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 14:00
Erdogani i urdhëroi lojtarët e Basaksehir të mos ktheheshin në fushë kundër PSG-së

Një futbollist i Istanbul Basaksehir u kishte thënë lojtarëve të Paris Saint-Germain se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kishte urdhëruar ata të mos ktheheshin në fushë për vazhdimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, e cila ishte ndërprerë pas një incidenti të racizmit.

Sipas Sky Sport Italia, ndeshja mes PSG-së dhe Basaksehir nuk rifilloi të martën mbrëma për shkak të kërkesës së presidentit turk Erdogan.

Një lojtar i klubit turk kishte shkuar te lojtarët e PSG-së për t’iu thënë se pronari i klubit “na ka urdhëruar të mos kthehemi në fushë”.

Basaksehir, i cili u shpall kampion i Turqisë këtë vit për herë të parë, është krijim i Erdoganit dhe shpesh merr nofkën “Erdogan FC”.

Gjyqtari i katërt rumun Sebastian Coltescu e kishte quajtur ndihmëstrajnerin e Basaksehir, Pierre Webo, “ky zezaku”, duke e përdorur termin rumun “negru”.

Ndeshja u ndërpre dhe UEFA vendosi të ajo të rifillojë nga minuta e 13-të të mërkurën në orën 18:55.

Tani janë caktuar gjyqtarë të tjerë për ta gjykuar këtë ndeshje, pasi gjyqtari i katërt rumun po akuzohet për racizëm ndaj Webos.

Sulmuesi i Basaksehir, Demba Ba u dëgjua duke thënë: “Ju kurrë nuk thoni ‘ky i bardhi’, por thoni ‘ky djali’, prandaj perse e përmendni… më dëgjoni… pse kur e përmendni një person me ngjyrë thoni ‘ky zezaku’?”.

Sipas BBC-së, mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe kishte thënë: “A e ka seriozisht? Po kthehemi në zhveshtore atëherë. Po kthehemi brenda. Mori fund, po kthehemi brenda”. 

(Kosova Sot Online)