Presidenti i PSG-së flet për të ardhmen e Neymarit dhe Mbappes

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 13:19
Presidenti i PSG-së flet për të ardhmen e Neymarit dhe Mbappes

Presidenti i PSG-së flet për të ardhmen e Neymarit dhe Mbappes

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, nuk shqetësohet se do të mundë t’i humbasë Kylian Mbappen dhe Neymarin, sepse ndihet i sigurt se dyshja do të qëndrojë në Parkun e Princave .

Për yllin francez Mbappe është përfolur vazhdimisht se mund t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme.

Kontrata e Mbappes me PSG-në mbaron në vitin 2022, por bisedimet për kontratë të re mes tij dhe klubit kanë nisur tashmë.

“Ne kemi filluar bisedimet me Neymarin dhe Mbappen”, tha Al-Khelaifi.

“Negociatat janë konfidenciale, por unë kam shumë besim se të dy do të qëndrojnë me ne”, shtoi ai.  

Neymar dhe Mbappe iu bashkuan PSG-së më 2017 dhe kanë kontratë me klubin deri më 2022.

PSG-ja i shpenzoi 222 milionë euro për Neymarin, i cili është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit deri tani, ndërsa për Mbappen 180 milionë euro.

(Kosova Sot Online )