Ronaldo thellon diferencën me Messin në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 14:33
Ronaldo thellon diferencën me Messin në Ligën e Kampionëve

Leo Messi vs Cristiano Ronaldo, pas disa vitesh sërish ata u përballen me njëri-tjetrin.

Të martën, në ‘Camp Nou’, Ronaldo me Juventusin arriti që ta mposhtë 3-0 Barcelonën e Messit, për t’ia thelluar edhe më shumë krizën, pasi spanjollët po kalojnë një sezon me luhatje.

Në këtë ndeshje, Ronaldo shfrytëzoi rastin të thellojë diferencën me Messin sa i përket golave në Ligën e Kampionëve.

Me dy golat kundër Barçës, Ronaldo shkoi në kuotën e 134 finalizimeve në Champions, duke thelluar diferencën me Leon që renditet golashënuesi i dytë më i mirë në histori me 118 gola.

Ronaldo, 134

Messi, 118

Raul, 71

Robert Lewandowski. 71

Karim Benzema, 69

Ruud van Nistelrooy, 56

Thierry Henry , 50

Alfredo Di Stéfano, 49

(Kosova Sot Online )