Cavani: Juventusi më ka telefonuar shpesh, por e refuzova bashkë me Interin

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 14:36
Cavani: Juventusi më ka telefonuar shpesh, por e refuzova bashkë me Interin

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, ka këmbëngulur se i ka refuzuar ofertat e shpeshta të Juventusit dhe të Interit, për shkak të lidhjes së ngushtë me Napolin.

Sulmuesi uruguaian, i cili iu bashkua Manchester Unitedit falas në tetor, i shënoi 104 gola në 138 ndeshje për Napolin. Ai iu bashkua Napolit nga Palermo për 12 milionë euro në vitin 2011 dhe i kaloi dy sezone në me të kaltrit para se të kalonte në Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2013.

Ai zbuloi se më vonë gjatë karrierës kishte refuzuar oferta nga Juventusi dhe Interi për shkak të dashurisë për Napolin.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës (Napolit)”, tha Cavani për MondoNapoli.

“Kjo është arsyeja pse i kam thënë jo shumë klubeve italiane, përfshirë Juventusit i cili më ka telefonuar shpesh dhe Interit po ashtu. Nuk kam mundur t’ia bëj këtë napolitanëve. Kur mendoj për Napolin, kujtoi kënaqësinë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )