Koeman s’duron më, i do patjetër këta dy lojtarë në janar

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 12:28
Koeman s’duron më, i do patjetër këta dy lojtarë në janar

Garcia dhe Depay janë të preferuarit e Koeman. Ai i do ata në afatin kalimtar të janarit.

Nuk është një fillim i lehtë për Ronald Koemanin te Barcelona.

Situatës tashmë së vështirë të klubit pas ngjarjeve të verës i shtohen edhe problemet për shkaqe lëndimesh të shumë futbollistëve, ku spikatin mungesat e Ansu Fatit dhe Gerard Piquesë.

Koeman, para përfundimit të merkatos së verës i kërkoi klubit të nënshkruante me një qendërmbrojtës dhe një sulmues e tashmë nevoja për përforcime është edhe më evidente.

Ai i do patjetër në afatin kaloimtar të janarit, Eric Garcian e Manchester City dhe Memphis Depay të Lyon.

Edhe pse Depay nuk është një sulmues i pastër, Ronald Koeman ka “prova” për efikasitetin e tij në majë të sulmit: “Me mua, në ekipin kombëtar, gjithmonë ka luajtur si qendërsulmues”.

Barcelona ka nevojë emergjente për një sulmues dhe një mbrojtës qendre, pasi duhet të përballojë një sezon të gjatë në La Liga, ku ka grumbulluar vetëm 14 pikë në 10 javët e para, ndërsa në Champions e pret një kundërshtar i fortë, pasi dështoi të mbronte vendin e parë në sfidën e fundit të fazës së grupeve të Championsit ndaj Juventusit (u mposht 0-3).

Duke e parë që Barça është në vazon e dytë, kundërshtari i mundshëm i tyre do të jenë Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund ose PSG. 

(Kosova Sot Online )