Napoli i Gattusos fiton me përmbysje, Roma e shkel Bolognan me Kumbullën titullar

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 17:45
Napoli i Gattusos fiton me përmbysje, Roma e shkel Bolognan me Kumbullën titullar

Tjetër fitore për Napolin në Serie A. Në anën tjetër, Roma e ka shkelur Bolognan, duke e mposhtur 5-1.

Ndodhi çfarë ndodhi gjatë ndeshjes, në fund Napoli i Gennaro Gattuso përfundon duke marrë tri pikët.

Ashtu ndodhi edhe në ndeshjen kundër Sampdorias.

Napoli ishte duke humbur deri në minutën e 53’, kur Hirving Lozano, që hyri në lojë në pjesën e dytë, arriti të shënojë për 1-1.

 

Ndërsa golin e tri pikëve e shënoi Andrea Petagna në minutën e 68’.

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj nuk ishin të gatshëm për këtë takim, ani pse ditë më parë rezultuan negativ në testin për Covid-19.

Fitore në këtë xhiro në Serie A ka marrë edhe Roma me Marash Kumbullën titullar.

Roma e mundi 5-1 në udhëtim Bolognan me golat e Edin Dzeko, Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout, Henrikh Mkhitaryan dhe autogol Andrea Poli.

Për vendasit golin e nderit e shënoi lojtari i Romën, Bryan Cristante, që dërgoi topin në rrjetën e gabuar.

Napoli ka shkuar në kuotën e 23 pikëve pas 11 ndeshjeve në pozitën e tretë, kurse Roma në atë të pestë me 21 pikë. 

(Kosova Sot Online)