Momenti kritik kur Neymari pëson lëndim të tmerrshëm

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 08:45
Momenti kritik kur Neymari pëson lëndim të tmerrshëm

Neymari e ka pësuar një lëndim të rëndë në humbjen e Paris Saint-Germain kundër Lyonit të dielën në Ligë 1.

Ylli brazilian Neymar po përjetonte dhimbje të mëdha kur u nxor nga fusha me barelë, pas një ndërhyrjeje tejet të ashpër që Thiago Mendes e bëri ndaj tij.

Tinotenda Kadewere e shënoi golin e vetëm në ndeshje, që i mjaftoi Lyonit ta mundë kampionin në fuqi.

Kjo fitore bën që Lyoni t’i bashkohet Lille në krye të renditjes tabelore në ligë, me një pikë më shumë se skuadra e Thomas Tuchel.

Por PSG-ja do ta mësojë më vonë se cili është dëmi i vërtetë i ndeshjes së fundjavës, pasi rrezikon ta humbasë lojtarin kryesor.

Neymari mori tretman mjekësor në fushë në nyjën e këmbës, të cilën Mendes ia vuri keq pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme, por nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.

Ai përjetoi dhimbje të mëdha dhe u largua nga fusha i përlotur.

(Kosova Sot Online )