Haaland: Ëndërroj ta fitojë Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 10:20
Haaland: Ëndërroj ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland, ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Fituesi i çmimit “Djaloshi i Artë 2020” ishte synim i shumë skuadrave evropiane para se të transferohej te gjiganti gjerman në janar të vitit 2020.

Norvegjezi i ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve deri më tani, por ai ende vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga Dortmund.

Haaland është përqendruar tek titulli i Bundesligës dhe se synimi i tij është ngritja e trofeut të Ligës së Kampionëve.

 “Ëndrra ime më e madhe është padyshim ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Haaland.

“Unë dua të fitoj trofe me Dortmund. Tani për tani, Bayern Munich është skuadra më e mirë në botë dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për të arritur një nivel më të lartë dhe t’i mposhtim ata.”

“Unë vetëm mendoj të punoj shumë, të stërvitem dhe të përmirësohem çdo ditë.”

20-vjeçari shënoi 29 gola në 27 ndeshje për Salzburg, ndërsa që nga transferimi i tij te gjermanët ai ka shënuar 33 gola në 32 ndeshje.

(Kosova Sot Online )