Lexoni edhe:
Haaland: Ëndërroj ta fitojë Ligën e Kampionëve
Shorti për rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve do të mbahet sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.
Faza grupore në Ligën e Kampionëve përfundoi javën e kaluar, me Real Madridin që e siguroi kualifikimin në ndeshjen e fundit dhe Interin që u eliminua.
Real Madridi do të jetë në vazon e parë pas fitores 2:0 kundër Borussia Monchengladbach dhe nuk pritet të ketë kundërshtar të vështirë në rundin e ardhshëm.
Haaland: Ëndërroj ta fitojë Ligën e KampionëveLexoni edhe:
Barcelona, ndërkohë, pritet të përballet me kundërshtar shumë të fortë, duke qenë se është në vazon e dytë.
Kundërshtarët e mundshëm të Barçës janë Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund dhe PSG.
Në këtë rund, ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të përballen njëri me tjetrin.
Shorti do të hidhet të hënën në orën 12:00.
Vazoja e parë
Bayern Munich
Manchester City
Liverpool
Chelsea
Borussia Dortmund
Juventus
PSG
Real Madrid
Vazoja 2
Porto
Atletico Madrid
Atalanta
Sevilla
Lazio
Barcelona
RB Leipzig
Borussia Monchengladbach
Datat e ndeshjeve
Ndeshjet e para: 16/17/23/24 shkurt
Ndeshjet e kthimit: 9/10/16/17 mars
(Kosova Sot Online )