Këto janë çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 14 December 2020 - 12:33
Këto janë çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Këto janë çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Është kompletuar shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me kampioni në fuqi Bayern Munich që do të përballet me Lazion e Vedat Muriqit në rrugë për ta mbrojtur titullin.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi pritet të jetë ajo mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Kjo do të jetë hera e parë që Barça dhe PSG-ja do të takohen që prej atij rikthimit të famshëm të katalonasve në vitin 2016.

Një ndeshje tjetër që pritet të ngjallë interesim të madh është ajo mes Atletico Madridit dhe Chelseat.

Liverpooli i Jurgen Klopp do të përballet me RB Leipzig, ndërkohë që Manchester City me Borussia Dortmund në dy përballje mes gjermanëve dhe anglezëve.

Juventusi i Cristiano Ronaldos kishte fat në short, pasi i ra Porto, ndërkohë që Real Madridi do të përballet me Atalantan.

(Kosova Sot Online )