Gjyqtari Maloku nis konsultimet me avokat për ta paditur në gjykatë Ismet Munishin

  • S.A /
  • 14 dhjetor 2020 - 13:00
Gjyqtari Maloku nis konsultimet me avokat për ta paditur në gjykatë Ismet Munishin

Gjyqtari i derbit të djeshëm në mes Prishtinës dhe Ballkanit, Tefik Maloku, po e shqyrton mundësinë që ta padisë në gjykatë trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.

Prishtina e ka fituar derbin me rezultat 2:1 përmes një penalltie që Maloku ia ka akorduar ekipit bardh e kaltër në momentet e fundit të ndeshjes. Edhe pse referimi i Malokut është vlerësuar pozitivisht nga analistët, shumica prej të cilëve thonë se vendimi i tij për t’i dhënë penallti Prishtinës ishte i drejt, Munishi e ka bërë të kundërtën.

Ai insiston se penalltia nuk është dashtë të referohet derisa i ka shfrytëzuar rrjetet sociale dhe çdo mundësi për ta “goditur” Malokun.

Por, vet gjyqtari beson në pastërtinë e tij dhe është i sigurt se me profesionalizëm të lartë e ka kryer punën në derbin e djeshëm. Andaj, media  mëson se Maloku ka filluar konsultimet me avokat për ta paditur në gjykatë Ismet Munishin shkaku i fyerjeve dhe deklarimeve të tij publike kundër gjyqtarit.

Maloku është një gjyqtar ambicioz dhe deklarimet e Munishit i sheh të dëmshme për karrierën dhe autoritetin e tij në futbollin kosovar dhe në publik. Andaj, i bindur në drejtësinë e tij po e shqyrton seriozisht padinë ndaj Munishit.

(Kosova Sot Online )