“Lewandowski nuk do të mundë të shënonte gola sa Lukaku në Inter”

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 09:11
“Lewandowski nuk do të mundë të shënonte gola sa Lukaku në Inter”

Ish-sulmuesi italian Christian Vieri mendon se Robert Lewandowski nuk do të mundë të shënonte gola sa Romelu Lukaku në Inter.

Në një bisedë më ish-futbollistët italianë, Vieri e lartësoi Lukakun për numrin e golave në fanellën zikaltër.

Antonio Cassano, Daniele Adani dhe Nicola ventola iu bashkuan Vierit në bashkëbisedim.

“Nëse Lukaku do të luante për Bayern Munich, ai do ta shënonte numrin e njëjtë të golave si Robert Lewandowski”, tha Vieri.

“Por Lewa nuk do të mundë të shënonte sa Lukaku sikur të luante për Interin”, shtoi ai.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Interit Ventola tha: “Mendoj se Lukaku është më i mirë se Harry Kane”.

Por Cassano e mendon të kundërtën nga ish-bashkëlojtarët, sepse sipas tij, Lautaro Martinez është pesë herë më i mirë se Lukaku.

“Ai është një përzierje mes Carlos Tevez dhe Sergio Aguero. Lukakun nuk mund ta krahasosh me këta përbindësha të frikshëm”, tha Cassano.

Lukaku i ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje në të gjitha garant këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )