PSG-Barcelona në Champions: Neymari i dërgon mesazh Messit

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 11:40
PSG-Barcelona në Champions: Neymari i dërgon mesazh Messit

Sulmuesi brazilian do të rikthehet në Camp Nou për herë të parë që prej se u largua në vitin 2017 për një shumë rekorde botërore sot e asaj dite, 222 milionë euro.

Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Neymar shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke luajtur përkrah Messit dhe Luis Suarezit dhe është e qartë se ai ndien ende shumë dashuri për klubin katalonas.

Pas u konfirmuar shorti, Neymari e zgjodhi Twitterin për t’i dërguar mesazh argjentinasit.

Ai e postoi një fotografi ku shihet duke e përqafuar Messin, me mbishkrimin: “Shihemi së shpejti mik im”. 

(Kosova Sot Online )