Real Madridi e pret Bilbaon me synim për t’iu afruar kreut të La Ligës

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 12:21
Real Madridi e pret Bilbaon me synim për t’iu afruar kreut të La Ligës

Fitoret ndaj dy rivalëve seriozë si Sevilla dhe Atletico Madrid kanë rikthyer qetësinë në shtëpinë e Realit të Madridit me Los Blancos që tashmë do të synojnë vazhdimësinë për t’u afruar akoma më shumë në renditje me Atleticon krysuese.

Për shkak të Superkupës së Spanjës dhe për të mos pasur ndalesa të tjera në kalendar, këtë të martë dhe këtë të mërkurë do të zhvillohen dy nga sfidat e javës së 19-të që do të nisë me takimin që do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano mes Realit dhe Athletic Bilbaos. Ndryshe nga Reali, Bilbao po kalon një moment jo pasi në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

Triumfi në sfidën e sotme parashikohet një mision i lehtë për skuadrën e Zidane që në rast suksesi do të ngjitej në kuotën e 26 pikëve sa Los Colchoneros dhe Real Sociedad, por baskët na kanë mësuar me surpriza në ndeshjet kundër Realit dhe në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Hazard, Jovic dhe Odegaard do të jenë mungesat e skuadrës merengues në këtë ndeshje, mungesa që gjithsesi vështirë se do të ndihen.

Real Madrid-Athletic Bilbao do të startojë në orën 22:00.

(Kosova Sot Online )