Superliga e basketbollit me super-sfida në mesjavë

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 16:06
Superliga e basketbollit me super-sfida në mesjavë

Superliga e basketbollit me super-sfida në mesjavë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tetë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante shihet ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Të dyja skuadrat i kanë grumbulluar nga 11 pikë, apo nga katër fitore dhe tri humbje, prandaj pritet një duel shumë interesant.

Një ndeshje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahovecit.

Por, Vreshtarët e fituan derbin e fundit ndaj Golden Eagle Yllit me 20 pikë dallim (76:96) dhe ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore dhe dy humbje, kurse skuadra kuqezi ka tri fitore dhe katër humbje.

E dita e enjte është e rezervuar për përballjet e skuadrave rivale ndërmjet tyre.

Sigal Prishtina do të pret Pejën në një sfidë shumë interesante.

Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje.

Këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trepça dhe Bashkimi janë dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Sfida në ‘Minatori’ pritet të jetë shumë interesante, sepse të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje në këtë edicion.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë ndeshje si shumë të motivuara.

Skuadra kuqezi ka mundur Sigal Prishtinën dhe Pejën, e me sukses do të mundohet të kalojë edhe Rahovecin.

(Kosova Sot Online )