Topalli shpaguan trajnerin, shënon dy gola në ndeshjen për Kupën e Turqisë

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 16:11
Topalli shpaguan trajnerin, shënon dy gola në ndeshjen për Kupën e Turqisë

Sulmuesi anësor i Kosovës, Jetmir Topalli ka shënuar dy golësh sonte në ndeshjen që skuadra Yeni Matalyaspor e ka shënuar kundër H. Trabzon

Topalli startoi nga fillimi në këtë ndeshje dhe golin e parë kosovari e gjeti në minutën e 4.

Ai do ta shënonte golin e dytë edhe në minutën e 39-të për rezultat 2-0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kjo është hera e parë që Topalli starton nga fillimi i ndeshjes me skuadrën e tij të re prej që u transferua nga Ballkani në Turqi në verën e këtij viti.

(Kosova Sot Online )