Portieri e provokon Ronaldon para gjuajtjes së penalltisë, i kushton shtrenjtë

  • S.A /
  • 16 December 2020 - 10:29
Portieri e provokon Ronaldon para gjuajtjes së penalltisë, i kushton shtrenjtë

Janë disa lojtarë të caktuar të cilët thjesht nuk duhet të provokohen dhe një prej tyre është Cristiano Ronaldo, siç e zbuloi edhe portieri i Genoa, Mattia Perin.

Derisa ylli portugez po e vendoste topin në pikën e bardhë për ta gjuajtur një penallti për Juventusin në ndeshjen kundër Genoas, portieri Perin mendoi se do të ishte ide e mençur të sugjeronte se e dinte ku do të përfundonte goditja e tij.

“Poshtë, përsëri në mes?”, pyeti Perin.

Ndërsa, Ronaldo goditi topin në këndin e majtë të portës dhe menjëherë pas festes së tij, u kthye te portieri duke iu përgjigjur.

“Ku po shkon, Perin?”, bërtiti dy herë Ronaldo.

Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen kundër Genoas, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për zonjën e vjetër.

(Kosova Sot Online )